Mitrovicasi Ilir Zeka kthehet në Kosovë, operimet e mundësuara nga Ministria u kryen me sukses

Mitrovicasi Ilir Zeka i cili si pasojë e një aksidenti trafiku ndodhej në gjendje të rëndë dhe kishte nevojë të trajtohej jashtë vendit është kthyer në Kosovë.

Shpenzimet për trajtimin e tij i kishte mbuluar Ministria e Shëndetësisë.

Ish-kryetari Bahtiri postoi foto me të dhe tha se ka kryer pesë operacione, të gjitha me sukses.

Postimi:

Të dashur qytetarë të Mitrovicës,

Me kënaqësi ju njoftoj se bashkëvendasi ynë, Ilir Zeka, i cili pësoi aksident trafiku javën e kaluar, sot është kthyer nga Shkupi, ku kreu me sukses pesë operacione.
Falë përkushtimit të qytetarëve të vullnetit të mirë dhe mbështetjes së Ministrisë së Shëndetësisë, Ilirit iu mundësua të udhëtojë për në Shkup dhe të na kthehet në gjendje të mirë, me plot vullnet për jetë, për të qenë pranë familjes, miqve dhe gjithë qytetit të Mitrovicës.

“Edhe dora për dorë ka nevojë”, andaj shpreh falënderimet më të përzemërta për mjekët italianë që operuan Ilirin dhe për të gjithë ata që kontribuan, qoftë edhe me një cent, për shërimin e tij.

Me respekt,
AB

Lexo edhe:  “E pamundur të hidhen 4 persona njëherësh”, çfarë u gjet në vendngjarje, ja ku ndodhi akti fatal i Almës