Mitrovicasi has në disa eshtra derisa po hapte një varr të ri

Një person në fshatin Zabërxhë të Mitrovicës ka raportuar se ka gjetur disa eshtra derisa po hapte një varr të ri.

Policia bën të ditur se dyshohet që eshtrat e gjetura të jenë të njeriut.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke hapur një varr ka hasur në eshtra që dyshohet të jenë të njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për krime lufte të cilët kanë marrë eshtrat e kufomës për ekzaminim në IML”, thuhet në raport.

Tutje, policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Lexo edhe:  Lindrit Misini dhe Vullnet Sefaja nisin ndërtimin e shtëpisë së një mitrovicasi në kushte të vështira