Mitrovicasi ankohet se u mashtrua nga ish-kryetari Avni Kastrati, kërkoi ndihmë edhe tek Agim Bahtiri – tani edhe nga Bedri Hamza

Trazirat e Marsit dhe gjendja nga paslufta ndikoi jashtëzakonisht shumë edhe në jetën e qytetarëve të cilët jetuan në veriun e qytetit të Mitrovicës.

Shumë nga ta u detyruan t’i lëshonin shtëpitë dhe banesat e tyre në veri, duke u shpërngulur në jug, shkruan Jepi zë.

Një histori të tillë e ka përcjellur mitrovicasin Gëzim Mehana, i njohur për shumë qytetarë si “Qopa”, tifoz i zjarrtë i KB Trepçës.

Mehana, i cili tash e 23 vite jeton në jug të qytetit, duke qenë se banesën në veri ia uzurpuan serbët ardhacakë, është shprehur se në qytetin e tij ai jeton si refugjat.

Mehana tha për “Jepi zë” se në vitin 2012 Komuna e Mitrovicës së Jugut në krye me Avni Kastratin, i premtoi edhe përmes një marrëveshjeje zyrtare që atij t’i ndërtohej një shtëpi në veri të vendit në madhësinë prej 75 metrash katrorë në një truall prej 300 metrash katrorë.

Deri tek kjo marrëveshje, Mehana tregoi se erdhi pasi Komuna i kishte kërkuar atij t’a lironte hapësirën nën shkallë tek palestra Minatori, hapësirë kjo ku Mehana po jetonte.

Mirëpo, “Qopa” i ka “shpallur luftë” Komunës së Mitrovicës, për të cilën thotë se nuk iu përmbajt asnjëherë marrëveshjes të nënshkruar.

Për kërkesën e tij, ai i ka njoftuar edhe kryetarët që erdhën në qeverisje pas Kastratit, Bahtirit e Hamzës, me ç’rast këta të fundit e refuzuan një takim me Mehanën, me arsyetimin se premtimin do duhej ta mbante kryetari që ishte në pozitë atë kohë.

Postimi i plotë i Mehanës:

TASH E 23 VITE REFUGJAT NE KOMUNEN TIME TASH E 10 VITE I TRADHTUAR NGA Z.AVNI KASTRATI E NGA PDK JU FALIMINDERIT PUSHTETIT LOKAL ALLAHU HAK NE JU MART E TASH FILLON LUFTA JEM ME JUVE KRYETAR NENKRYETAR E DREJTORA QE IKNI NGA PERGJEGJSIA SHIHEMI NE MEDIA E NE GJYQET E GJITHA BOTES PERSONALISHT JU LUTEM SHARE KET MASHTRIM TE Komuna e Mitrovicës

Lexo edhe:  Tani fiton 1.2 milion në muaj, por Trepça mund të fitonte shumëfish më shumë me një investim