Misteri i zhdukjes së dy vajzave – Kryetari i Pejës flet, ka disa informacione për fatin e tyre

Vazhdojnë të mbesin të zhdukura dy vajzat nga qyteti i Pejës që u raportuan të zhdukura që gjashtë ditë.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se komandanti i Policisë në Pejë është takuar me familjarët e dy vajzave dhe janë duke u angazhuar për gjetjen e tyre. Tutje ai thotë se ka disa informacione që për momentin nuk mund t’i bëjë publike, shkruan Gazeta Insajderi.

“Kanë kërkuar familjarët me mbajt një takim me komandantin e policisë në pejë. Ia kam mundësuar takimin me komandantin për t’I ndërmarr masat”, ka thënë ai në një telefonatë për Gazetën Insajderi.

Ai iu kërkon qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion rreth këtij rasti t’i drejtohen organeve kompetente.

“Kërkesa është dal në media, ne jemi marr me Policinë pasi që është organi i vetëm që hulumton, qytetarët nuk munden me hulumtu. Nëse qytetarët kanë ndonjë informat munden nëse ka kush ndonjë informatë te drejtohet tek organet kompetente”, ka thënë Muhaxheri.

Tutje, ai thotë se kanë disa informata por nuk mund t’I bëjnë publike.

“Kam një informacion por për momentin është vetëm për policinë nuk është për qytetarët e opinionin”, u shpreh ai.

Lidhur me rastin ka folur edhe prindi I njërës vajzë. Ai ka thënë se nuk kanë asnjë informacion që nga dita e premte kur vajza e tij ka dal nga shtëpia për të shkuar në fakultet dhe nuk është kthyer më.

Po ashtu edhe policia e Kosovës ka raportuat për zhduken e tyre.

Ditë më parë policia ka njoftuar se rasti i zhdukjes së tyre është duke u hetuar.

“PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Treboviq dhe Fsh. Qyshk, Pejë (NN) 23.09.2022 – 07:00. Dy ankues meshkuj kosovar kanë informuar se vajzat e tyre kosovare janë larguar nga shtëpitë dhe nuk janë kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

Lexo edhe:  Me dhimbje por edhe nderime të larta, varroset kadeti i Policisë që vdiq në aksident