Mirlind Daku befason Lumbardhin, i sjell fanellën e Kombëtares
Futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Mirlind Daku ka qenë protagonist i prajmit të fundit të Big Brother Vip Kosova.
Ai përmes një videomesazhi ka përshëndetur banorët e kësaj shtëpie e veçanërisht Lumbardhin me të cilin kishin ndarë fushën.
“Vazhdoni të jepni energji pozitive sepse na duhet neve si popull”, ka thënë Daku në mesazhin e tij, shkruan lajmi.net.
Mirlind Daku ka falenderuar banorët për përkrahjen e tyre gjatë kualifikimit dhe ka shpresuar që do të kenë përkrahjen e tyre edhe në Gjermani.
Daku si dhuratë i ka sjell Lumbardhit fanellën e Kombëtare kuq e zi, në lojën me Moldavinë.