“Mirë po ec”, një nga viktimat e vetaksidentit publikonte pamje duke vozitur me shpejtësi marramendëse dhe rrezikonte të tjerët!

Një 17 vjeçar dhe një 19 vjeçar nga Vushtrria janë viktimë e një vetaksidenti në trafik.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Ndërkohë 02 Press merr vesh se një nga viktimat tri ditë më parë kishte publikuar pamje në rrjete sociale tek sa shihet duke vozitur 230km/h.

Teksa sipër videos shkruante “mirë mirë po ec”.

Viktima kishte publikuar edhe video tjera ku shihet duke mos ruajtur distancën e sigurisë me një veturë tjetër.

“Thash të gjuj n’ur” ishte mbishkrimi i kësaj video.

Lexo edhe:  Ia theu hundën policit të Kosovës, ky është personi i arrestuar