E dhimbshme: Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë në Vushtrri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gojbulë të komunës së Vushtrrisë, ku dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku.

02 Press mëson se viktimat janë i mituri Shkelqim Pllana 17-vjeçar dhe Malsor Pllana 19-vjeçar.

Shkelqim Pllana

Malsor Pllana

Sipas burimeve, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast i mituri që po drejtonte veturën ka humbur kontrollit mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës.

Malsori i cili ishte i ulur në sediljen e pasagjerit, si pasojë e plagëve të rënda që mori, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Shkelqim Pllana, vdiq në spital.

Një nga viktimat e aksidentit në Vushtrri kishte publikuar pamje duke vozitur në 230km/h disa ditë më herët

Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  Kosova humb Arbitrazhin kundër ‘ContourGlobal’-it