Ministrit të Vuçiqit s’i pëlqen ndërrimi i policëve në veri: 35 erdhën sot nga Ferizaj, ka lëvizje të vazhdueshme

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq ka njoftuar në Beograd se të shtunën është bërë ndërrimi i policëve që ishin të bllokuar për dy javë në Leposaviq, për shkak të barrikadave në veri të Kosovës.

Vuçeviqi tregoi se s’iu ka pëlqyer ky fakt, ndërsa tha se “kjo u bë “me ndihmën e KFOR-it”.

Ai tha se sot në mëngjes ka marrë informacion se “një pjesë e policisë speciale është transferuar nga baza e Ferizajt në Mitrovicën e Veriut” dhe se “bëhet fjalë për një grup prej 35 policësh”.

“Në Leposaviq ka ndodhur një ndërrim i pjesëtarëve të policisë së Kosovës. Ekipi që më parë ishte nën kontrollin e Prishtinës është zëvendësuar me personel të ri. Ka pasur një ndryshim të personelit dhe ai personel ka ardhur me mbështetjen KFOR-it. Kjo konfirmohet edhe nga KFOR-i. Nuk ka qenë fakt i këndshëm për ne, por duhet të jemi të vetëdijshëm”, tha Vuçeviq për TV Prva.

Ai tha se ka lëvizje të vazhdueshme të policëve të Kosovës në atë pjesë.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është burri që u gjet i vdekur në bodrumin e shtëpisë së tij në Istog