Ministria e Tregtisë e liroi naftën për 26 cent, benzinën 40 cent!

Sot janë bërë një muaj prej kur Ministria e Tregtisë ka nisur së zbatuari një masë për rregullimin e çmimeve të derivateve duke vendosur çmimin “tavan”.

Këtë po e sheh si sukes MINT që së fundmi ka publikuar edhe një komunikatë, ku paraqitet diferenca në çmimin e naftës prej 26 cent më lirë, krahasuar me muajin e kaluar derisa me benzinën 40 cent.

Njoftimi i plotë:

Qeveria Kurti ka prioritet mbrojtjen e konsumatorit dhe mbështetjen e bizneseve vendore përmes rregullimit të tregut tonë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me masat dhe veprimet e ndërmarra kundrejt rritjes së çmimeve në sektorin e naftës, ka dhënë efekte të menjëhershme dhe rezultate pozitive për qytetarët tanë.

Prandaj, masat në vijim për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, do të merren sipas evidencës së inspektimeve me gjetje nga Inspektorati i Tregut në nivel qendror dhe komunal në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganën e Kosovës, në bashkëpunim të afërt me bizneset e naftës me shoqatën e tyre përkatëse, në konsultim të afërt me Autoritetin e Konkurrencës dhe konsumatorët.

Ne jemi të përkushtuar që në tregun e Republikës së Kosovës të kemi karburante cilësore, konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje të konsumatorit, me synim të ruajtjes së sigurisë shtetërore, shëndetit publik dhe mjedisit.

Lexo edhe:  A do mbahet mësimi sot në shkollat e Prishtinës