Ministria e Sveçlës i liron nga disa pagesa qytetarët me targat jo legale

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se automjetet që posedojnë targat jo legale do të lirohen nga obligimi për taksat doganore dhe administrative për regjistrimin e automjeteve me targat RKS.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, MPB-ja ka njoftuar se bëhet fjalë për targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” DHE “DA” APO “ĐA”.

“Udhëheqësit u njoftuan se qytetarët që posedojnë targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” DHE “DA” APO “ĐA” dhe regjistrojnë mjetin me targa “RKS” do të lirohen nga obligimi për të paguar taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targën, si dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të mjetit.”

“Në takim gjithashtu u diskutua për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme që ky proces të fillojë nga data 1 gusht 2022 dhe të përfundojë me datë 30 shtator 2022, si dhe për informimin e qytetarëve me hapat konkretë që duhen ndjekur për regjistrimin e automjeteve”, njofton MPB-ja.

Lexo edhe:  “Nuk e pranoj kurrë”, çka po thonë serbët për kthimin e tabelave në RKS?