Ministria e Financave nuk ua paguan kontributet në Trust mësimdhënësve!

Ka tre muaj që Ministria e Financave nuk ka paguar kontributet në Fondin Pensional – Trusti për mësimdhënësit.

Këtë e kanë konfirmuar për 02 Press një grup mësimdhënësish të cilët i janë drejtuar redaksisë sonë për të shprehur shqetësimet e tyre.

Sipas mësimdhënësve që kanë vendosur të qëndrojnë anonim, nga muaji korrik Ministria e Financave, përkatësisht thesari i shtetit nuk ka ekzektutuar asnje cent, në formë kontributi në Trust, për mësimdhënësit.

02 Press ka siguruar edhe pasqyrën llogarisë nga Trusti të një prej mësimdhënësve ku vërehet se nuk figurojnë kontributet për muajt; Gusht, Shtator, Tetor, të këtij viti.

Pasqyra e Trustit

Për rastin 02 Press tashmë ka adresuar pyetje edhe në Ministrinë e Financave për të marrë një sqarim lidhur me këtë çështje.

Por deri në kohën e publikimit nuk kanë kthyer përgjigje.

02 Press do të ju mbajë të informuar.

Lexo edhe:  Shkelzen Gashi për Qeverinë Kurti: E kam ditë që s'dinë me bo kurrgjo