Ministri serb Gjuriq shkruan për takimin me Nexhin, e quan profesor
Analisti i njohur nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, është takuar me ministrin e jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq. Takimi është bërë publik nga vetë Spahiu dhe Gjuriq përmes rrjeteve sociale.
Gjuriq tha se biseda me profesor Spahiun është fokusuar në mundësitë për tejkalimin e tensioneve ndëretnike dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes komuniteteve.
“Një bisedë me profesor Nexhmedin Spahiun për mënyrat e tejkalimit të tensioneve dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike”, ka shkruar Gjuriq.