Ministri Peci: Edhe fëmijët po mi ngucin në shkollë për shkak të mbiemrit tim!

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka folur sërish për mbiemrin e tij, duke u ankuar për mënyrën se si raportohet, të cilën e ka quajtur seksiste.

Ai madje ka thënë se fëmijët e tij po stigmatizohen në shkolla për shkak të mbiemrit ‘Peci’.

“Ka me vite të tëra në të cilat raportimi medial ka tentuar të marrë një konotacion të përqeshjes të mbiemrit që mbaj. Reagimi im ka qenë se mënyrë se si e tentohet t’i jepet konotacion mbiemrit, duke tentuar të përqeshet, në mënyrën e qasjes seksiste e bulliste. Me të thanë të drejtën më ka preukopu, që dy fëmijët e mijë në shkollë të stigmatizohen për shkak të kujt janë dhe çfarë mbiemri mbajnë”, tha Peci në Kanal10.

Peci edhe dje ka reaguar në Facebook lidhur me këtë çështje.

“Prej disa kohësh, në disa prej mediave online, sistematikisht jam bërë pjesë e fushatës denigruese në raport me mbiemrin tim. Pra, këto media punën time si ministër dhe si njeri i angazhuar në politikë po e mbulojnë nëpërmjet raportimit seksist apo përqeshjes në raport me mbiemrin tim”, shkroi ai.

Lexo edhe:  Avokati nga Haga thotë se Qeveria ua ktheu shpinën ish-krerëve të UÇK-së në Hagë