Ministri Mehaj konfirmon dorëheqjen, tregon arsyen

Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Në një prononcim për Indeksonline, ai ka konfirmuar largimin nga Qeveria Kurti.

“Po, kam dhënë dorëheqje. Arsye familjare”, ka thënë shkurt ai.

Së shpejti, Mehaj do të dal me sqarim të gjatë për media.

Ndryshe, Mehaj pritet të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Lexo edhe:   Gruaja shtatzënë denoncon burrin për dhunë psikike – thotë se nuk do ta mbajë fëmijën nga stresi që po përjeton