Miniera e Trepçës hap konkurs për t’i marrë 5 praktikantë

Trepça përmes platformës Kosovo Generation Unlimited ka bërë shpallje për punë praktike në njësinë biznesore Industria Kimike.

Njësia Biznesore Industria Kimike ka bërë shpallje për punë praktike në këto profile:

  1. Praktikant/e për Prodhim
  2. Praktikant/e për Axhustator
  3. Praktikant/e për Saldues
  4. Praktikant/e për Mekanik
  5. Praktikant/e për Elektricist

Kosovo Generation Unlimited është një koalicion shumë-sektorial për bashkëpunim, me qëllim të rritjes së investimeve për dhe me të rinjtë, që ata të mund të shfrytëzojnë dhe rrisin potencialin e tyre.

Përmes bashkepunimit në mes të institucioneve qeveritare, partnerëve zhvillimorë, akterëve e sektorit privat, dhe organizatave e shoqërisë civile K-GenU fuqizon dhe angazhohet me të rinjtë duke i lidhur ata me mundësi për të përmirësuar apo lehtësuar kalimin e tyre nga shkolla në punë, përmes programit të punës praktike. Ky program shoqërohet me trajnime për zhvillimin e aftësive dhe mentorim për të lehtësuar pervojën e të rinjve në tregun e punës.

Përmes bashkëpunimit në mes të institucioneve qeveritare, partnerëve zhvillimorë, akterëve të sektorit privat, dhe organizatave e shoqërisë civile, K-GenU fuqizon dhe angazhohet me të rinjtë duke i lidhur ata me mundësi për të përmirësuar apo lehtësuar kalimin e tyre nga shkolla në punë.

Me angazhimin në programin e punës praktike K-GenU, të rinjtë përfitojnë mundësi:

  1. Të ndërtojnë CV-në e tyre
  2. Të lidhen me entitete të sektorit publik dhe privat
  3. Të angazhohen në punë praktike tre-mujore – me kompensim financiar, duke u bazuar në fushën e tyre të interesit
  4. Të ju caktohen mentorë për ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen përgjatë rrugëtimit të tyre
  5. Të përfitojnë nga mundësitë e trajnimit dhe qasje në qendrën tonë të burimeve

Për të aplikuar në profile e lartcekura ju duhet të regjistroheni në platformën e Kosovo Generation Unlimited si praktikant.

Lexo edhe:  Policia kap një “hajn të rëndë” në Mitrovicë, mësohet çfarë vodhi

Për informata shtesë ju lutem kontaktoni [email protected] ose në numrat kontaktues 028-538-050 dhe 028-531-133