Miniera e Trepçës hap 12 vende të reja të punës

Miniera e Trepçës ka hapur 12 vende të lira të punës.

Sipas njoftimit, punëtorët po kërkohen për 3 sektorë, shkruan “Jepi zë”.

Trepça po kërkon 5 inxhinierë të elektroteknikës, 5 elektricistë si dhe 2 inxhinierë të elektroteknikës të diplomuar.

Konkursi u hap sot, ndërkohë që do të jetë i hapur deri më 21 shkurt.

Kujtojmë që Trepça po vazhdon edhe me marrjen e praktikantëve. Pasi përfundoi një grup, në Minierë kanë nisur edhe dy grupe të tjera.

Lexo edhe:  Goooool, Shaqiriiiii ‘’terrorizon’’ portën serbe