Miniera e Trepçës hap 12 vende të reja të punës
Miniera e Trepçës ka hapur 12 vende të lira të punës.
Sipas njoftimit, punëtorët po kërkohen për 3 sektorë, shkruan “Jepi zë”.
Trepça po kërkon 5 inxhinierë të elektroteknikës, 5 elektricistë si dhe 2 inxhinierë të elektroteknikës të diplomuar.
Konkursi u hap sot, ndërkohë që do të jetë i hapur deri më 21 shkurt.
Kujtojmë që Trepça po vazhdon edhe me marrjen e praktikantëve. Pasi përfundoi një grup, në Minierë kanë nisur edhe dy grupe të tjera.