Minatori i Trepçës pas 12 vite punë merr rrugën e mërgimit: Shkova për një jetë më të mirë, nuk do i harrojë shokët e punës “luanat e nëntokës”

Adnan Brahimi nga fshati Koshtovë ka vendosur të marrë rrugën drejt gurbetit, sikur shumë të rinj tjerë nga Mitrovica dhe Kosova.

Brahimi ka kontaktuar “Jepi zë” për të tregur arsyjen e ikjes së tij në Gjermani, poashtu për t’i përshendetur ish kokegët e tij, minatorët e Trepçës, që ai i quan “ luanat e nëntokës.

Tashmë Adnani ka filluar jetën në shtetin gjerman, ndërsa aryseja pse ai ka vendosur ta lërë punën e tij dhe të shkojë në mërgim janë kushtet ekonomike, shkruan Jepi zë.

“Erdha ne Gjermani per nje jete me te mire, ndersa familjen e kam ne Kosove, pas 12 vjet pervoje e lash punen dhe shoqnin qe i pershendes shume” ka thënë Brahimi për Jepi zë.

Ndryshe mbetet shqetësuese numri i madh i qyetarëve nga Kosova që po ikin nga vendi në drejtim të vendeve të ndryshme të Evropës.

Lexo edhe:  Prishtinë: I riu përdorues i narkotikëve sulmon fizikisht vëllain e tij, e bën për spital