Minatori dhe ish ushtari i UÇK-së, Miftar Mehmeti, shpëton një vajzë nga sulmi i qenëve endacak në Mitrovicë

Ish ushtari i UÇK-së dhe minatori i Trepçës, Miftar Mehemti, sot në orët e mëngjesi ka bërë një gjest heroik..

Ai posa ka ardhur nga puna e ndërrimit të tretë në minierën e Trepçës, ka hasur një vajzë e cila sipas tij po sulmohej nga qentë endacak, ka treguar për “Jepi zë” Mehemti.

Sipas tij vajza ishte rreth moshë 14 vjeçare dhe po sulmohej nga tetë qenë endacak në sheshin e qytetit.

Ai ka folur për “Jepi zë” duke thënë që falë prezencës së tij, vajza u shpëtua nga më e keqja sepse rreiku ishte i madh.

Ndryshe Komuna e Mitrovicës ka nënshkruar kontratë për trajtimin e qenëve endacak por ata pas kastrimit dhe qëndrimit për afër një muaji ata lëshohen sërish pasi qytetarët nuk i adaptojnë./ Jepi zë

Lexo edhe:  FBI e ka në duar videon e rastit të vrasjes së Donjeta Pajazitajt