Hajnat bëjnë ‘qyl’ një shtëpi në Lipjan, marrin para të gatshme e stoli ari

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë janë pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar edhe një familje mbrëmë në lagjen “Akllap” në Lipjan.

Rastin e ka denoncuar në Polici pronari i shtëpisë, i cili ka raportuar se hajnat kanë depërtuar me forcë brenda hapësirave të shtëpisë gjatë kohës që aty s’ndodhej askush, e ku kanë arritur që të marrin para të gatshme dhe stoli ari.

Sinjali mëson se hajnat kanë arritur të vjedhin rreth 600 euro para të gatshme dhe stoli ari në vlerë të rreth 1 mijë euro.

Pas raportimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit, është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Lexo edhe:  Ky është personi i katërt i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt