Milorad Dodik këndon me tre gishta përpjetë “Amerika e mallkuar”


Presidenti i Republikës Srpska të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, është shfaqur duke kënduar një këngë kundër Amerikës dhe duke bërë simbolin nacionalist serb me tre gishta.

“Amerika e mallkuar” është ndër fjalët e tekstit të kësaj kënge të politikanit serb që është nën sanksione të SHBA-së  dhe Mbretërisë së Bashkuar për veprimet e tij nacionaliste kundër Marrëveshjes së Dejtonit e që për qëllim ka ndarjen e Republikës Srpska.

Në videon e publikuar nga Federica Ëoelk, Dodik shihet duke kënduar edhe me disa persona të tjerë.

Lexo edhe:  Policia e kap "papi chulon" që tmerroi Prishtinën