Miliona muslimanë po bëjnë pelegrinazh në Mekë

Pelegrinazhi i këtij viti në Mekë filloi mbrëmjen e kësaj të hëne (26 qershor). Për herë të parë që nga pandemia e koronës, pelegrinazhi që në gjuhën arabe quhet Haxh, po mbahet sërish pa kufizime dhe pa kushte të veçanta për shkak të virusit korona.

Sipas Ministrisë Saudite, rreth 2.6 milionë myslimanë priten në vendlindjen e Profetit Muhamed (i cili ka jetuar në vitet 570-632), qyteti më i shenjtë i fesë islame. Deri të shtunën (1 korrik), atje do të kryhen ritualet e përcaktuara në faltoren e Qabes dhe në vende të ndryshme pranë Mekës.

Numri i lartë i vizitorëve pasqyron edhe hapjen ekonomike dhe hapjen e kujdesshme politike të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Këtë vit për herë të parë edhe femrat lejohen të kryejnë Haxhin pa pasur me vete ndonjë kujdestar mashkull.

 

Lexo edhe:  Pamje të rënda: Babë e bir rrihen brutalisht nga zyrtari i Policisë së Kosovës dhe djali i tij