Milaim Zeka në Big Brother VIP Albania 2?
Pritjes i erdhi fundi. Nis sot në vigjilje të Krishtlindjeve Big Brother Albania 2. Formati shumë i dashur i shqiptarëve do të startojë në edicionin e dytë, duke premtuar të tjera surpriza si dhe personazhe të famshme.
Panorama Plus ka mundur të mësojë emrat e disa prej konkurrentëve që do të jenë pjesë e lojës prej 100 ditësh. Krejt i ndryshuar do të vijë ky spektakël, ku edhe çmimi i madh do të jetë më i lartë se vitin e shkuar. Detajet e para që kemi mundur të mësojmë janë rikonfirmimi i Arbër Hajdarit si opinionist edhe këtë sezon. Ndërkaq edhe emri i Balinës është konfirmuar.
Aktorja e njohur Olta Gixhari ka pranuar ftesën nga produksioni dhe pritet të rikthehet në Shqipëri për t’u bërë gati për spektaklin. Prej dy vitesh tashmë, Olta është shpërngulur në Spanjë ku po jeton me partnerin dhe djalin e tyre, Amar
Olta e ka treguar dhe më parë se arsyeja e zhvendosjes në Spanjë ishte partneri i saj, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar kurrë për publikun dhe pse është goxha aktive në rrjetet sociale dhe poston foto krahë tij. Aktorja është shprehur më parë se nuk e ka pasur kurrë problem të dalë në publik me të, por është ai i cili nuk ka dëshirë të shfaqet, ndërsa ka zbuluar vetëm emrin e tij, Dori.
Së fundmi analisti i njohur ka qenë shpesh pjesë e rubrikës “Rrethi katror” në programin “E diell” në Top Channel. Vetë Zeka u shpreh sezonin e shkuar se e kishte marrë ftesën nga produksion që në sezonin e parë për t’u bërë pjesë e formatit. I pyetur nëse do pranonte të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, gazetari Milaim Zeka tha se ka pasur ofertë dhe nuk ka pranuar.
“Të më kishte ofruar dikush 1 milion euro, unë nuk do futesha në “Big Brother VIP”. Unë nuk di të bëj lojë. Nuk ma merr mendja se do fitoja se jam vetvetja”, tha gazetari. Ndërkohë emra të tjerë janë Kiara Tito, Keisi Meidini, Albi Nako. Ndërkohë vetë moderatorja, Arbana Osmani, ka zbuluar detaje rreth konkurrentëve të këtij viti Teksa u pyet nëse mendon se do të ketë një dyshe “rivale” si Iliri dhe Donaldi, ajo tha se shpreson që jo.