“Mfal babë”, djali i veprimtarit të shquar nga Drenica pretendon se babai i tij u largua nga lista e VV-së për deputetë
Ish-aktivisti i njohur i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albert Shabani po pretendon se kjo parti ia ka hequr nga lista e kandidatëve për deputetë babanë e tij.
Babai i tij, Fadil Shabani njihet si pjesëmarrës në “faljen e gjaqeve” bashkë me Anton Qetën. Po ashtu, ai ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me vite ka shërbyer edhe si mësues.
Djali i tij, Alberti pretendon se largimi i tij nga lista për deputetë e VV’së është bërë ‘padrejtësisht’, shkruan Gazeta Insajderi.
Ai ka thënë se partia ka vendosur dike në vend të tij që nuk ka vlerë sa emri i babait të tij.
“Mfal babë. Në fund e hoqën emrin tënd, për dikë që nuk ka as 1% të vlerave krahas teje. Nuk ja vlenë më asnjë hap tutje. Fund” ka shkruar Alberti në një video në TikTok.
Edhe pse ishte përkrahës i madh i VV dhe adhurues i Albin Kurtit, Shabani është distancuar nga kjo parti pasi lanë jashtë nga lista për deputet, babanë e tij.