Mësohet vendi ku do të luhet ndeshja Zvicër-Kosovë

Zvicra dhe Kosova do të përballen në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Tashmë është vendosur se kjo ndeshje do të luhet në qytetin e Baselit.

Ky takim do të luhet me 18 nëntor në ora 20:45, kurse biletat do të dalin në shitje me 20 tetor.

Kujtojmë që ka shumë shqiptarë që jetojnë në këtë qytet, atje ku nuk do të mungojë përkrahja e madhe për ‘Dardanët’.

Lexo edhe:  Rama për gjendjen e stadiumit “Fadil Vokrri”: Kritikat janë të pavenda, ne nuk e kemi nën menaxhim fushën