Mësohet kush janë dy personat që u kidnapuan në veri dhe u dërguan në Serbi

Foto ilustrim
Të martën e 20 dhjetorit, dy gra të komuniteti serb u rrëmbyen në veri të vendit. Të njëjtat dyshohet se u rrëmbyer nga agjentë sekret të Serbisë. Të dyja siç mëson Insajderi janë dëshmitare të Prokurorisë kundër policëve të arrestuar për korrupsion.

Rrëmbimi i dy viktimave ka ardhë si pasojë e qërimit të hesapeve mes bandave kriminale serbe dhe interesave politike.

Përveç tyre, në veri janë rrëmbyer edhe katër persona të tjerë, e të cilët po ashtu janë dërguar menjëherë në Serbi.

Dokumentari Indoks prodhim nga Gazeta Insajderi, qysh nga viti 2019-të kishte shpalosur të dhëna rreth krimeve në Veri të Kosovës, në të cilat ishin të përfshirë shqiptarë e serb.

Një grup prej 30 personash po hetoheshin nga organet e rendit për të mbrojtur kufijtë në veri nga kontrabanda. Inspektorati policor në prononcim për Indoks, kishte thënë se po arrestojnë policët në veri nën dyshimin se po bashkëpunonin me trafikantë në këmbim të ryshfetit që merrnin ata.

Në dokumentet e Prokurorisë që i posedon ka InDoks thuhet se ky grup ka funksionuar që nga viti 2011.

Në këtë dosje thuhet se grupi madje ka qenë aq mirë i organizuar sa ryshfetin e ka marrë në së paku katër ndërrime të ndryshme siç ka qenë ndërrimi “Ana”, “Nikoliç”, “Dule” dhe ndërrimi “Regi”.

Çmimorja e ryshfetit ishte e njëjtë. Ata pasi merrnin ryshfetin nga kontrabandistët dyshohet se i drejtonin ata që të shkonin në rrugët ilegale të kalimit të mallrave në Mura-Sharpelj dhe Dresava e pastaj kamionët drejtoheshin kah Koshtova dhe tutje kah fshati Pasomë i Vushtrrisë. Pastaj, paratë e ryshfetit policët e dyshuar shkonin e i merrnin në pompat e benzinës si “Nike Neço”, në rrugën Leshak-Jarinje, pastaj në dyqanin e vogël “Mira” ku ato i mblidhte një policë me një makinë Suzuki.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit gjatë vikendit

Kontrabandistët i fusnin paratë në xhamin e derës së pasme të kësaj veture në pronësi të Milan Jovanoviçit.

Në operacionin e madh të Prokurorisë kundër kontrabandës u arrestuan dhe dhe u dërguan në paraburgim këta persona: Albert Maxhuni, Ali Pllana, Abdurrahim Hadziç, Biljana Nedlkjoviçs, Bllagoje Llazoviç, Bozhidar Milosljavjeviç, Burim Merovci, Dejan Spasojeviç, Jasna Burleviç, Kërsto Subotiç, Milija Milunoviç, Oliver Kuzmaneviç, Ramdan Mustafiç, Resat Kuçi, Zenel Bahtiri, Zvezdan Spasojeviç, Ana Vasoviç Baraç, Veroljub Dimitrijeviç, Izet Uskoviç, Izet Jashari, Arben Isufi, Faton Isufi, Bajram Uka, Nysret Jashari, Xhevdet Jashari, Arbnor Jashari, Milazim Jonuzi, Nezir Bilalli, Jeton Morina, Sabri Isufi.

Ndaj të njëjtëve, në maj të 2020-ës, Prokuroria Speciale e Kosovës, ngriti aktakuzë për veprat penale, “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Kontrabandë me mallra” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ditën kur ndodhi operacioni në Veri pati tendenca serioze për ta penguar atë. Së paku një policë u plagos dhe tre të tjerë u lënduan, një nga plumbi që e kapi të parin dhe dy të tjerë gjatë largimi të barrikadave që kishin vendosur njerëz të lidhur me grupin e krimit.

Persona që kishin marrë pjesë në aksion i kanë treguar InDoks se ishte vetëm çështje fati që policët shpëtuan pa e humbur jetën. Sipas tyre rafalët e para të kallashnikovëve kishin goditur dritat rrotative të makinave policore, derisa të dytët nuk arritën që të kapnin dritaret, por fundin e derës duke i goditur policët e ulur në pjesët jo vitale të trupit. Por, pas këtij sulmi të shpejt personat që e bënë atë u larguan në drejtim të panjohur.

Ndërkohë, sot është shënuar dita e 14 e barrikadave në veri të Kosovës. Afër 100 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të bllokuar që në dy lokacione në veri të Mitrovicës nga vendosja e barrikadave.

Lexo edhe:  Sa vjet jetojnë burrat e sa vjet gratë në Kosovë, kjo është mesatarja

Ndërsa, që nga 6 dhjetori, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa incidente të armatosura.

Sulme ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës.

Për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës, janë shtuar patrullime edhe nga ana e KFOR-it e EULEX-it.