Mësohet kush është 19 vjeçari që u vra sonte në Vushtrri
Një person është qëlluar me armë zjarri para pak minutash në qendër të Vushtrrisë.
Sipas dëshmitarëve që kanë folur për “Jepi zë”, dyshohet se viktima është qëlluar nga një veturë në lëvizje.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar mbi motivin apo autorët e ngjarjes, por gazeta ka siguruar pamje ku shihet trupi i pajetë i viktimës në rrugë.
“Jepi zë” mëson se viktima dyshohet që është një 19 vjeçar i quajtur Ardit Zymberi.