Mesazhet mes Kurtit dhe Krasniqit, Kajtazi: Kryeministri është udhëheqës i krimit në KEK

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar mesazhet mes kryeministrit Albin Kurti dhe Nagip Krasniqit.

Kajtazi tha se Kurti është udhëheqës i krimit në KEK.

“Sot është një pjesë e asaj që dihet, por është e dokumentuar se kryeministri Kurti është udhëheqës i krimit në KEK dhe të gjithë të tjerët i shërbejnë atij”, tha Kajtazi në Klan Kosova.

“Kjo pjesë e mesazheve është një pikë që e dëshmon këtë që po them unë sepse atë e dëshmojnë dy aktakuza në rastin e Nagip Krasniqit”, vijoi tutje ai.

Lexo edhe:  “Që s’mi bjen paret kam me t’i thy kambë e dur dhe kom me t’mytë”/ Vushtrriasi kërcënon të riun që ia ka rreth 2 mijë euro borxh