Mes viktimave në Cetinë edhe dy fëmijë, sulmuesi u vra nga një bashkëqytetar

Prokurorja në Mal të Zi, Andrijana Nastiq, ka deklaruar se në mesin e të vrarëve në tragjedinë e some në Cetinë janë edhe dy fëmijë, dhe se sipas dyshimeve fillestare, sulmuesi është vrarë nga një bashkëqytetar dhe jo nga policia, siç është raportuar më parë.

Mësohet se tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas së cilit sulmuesi 34-vjeçari i quajtur Vuk Borilloviq ka qëlluar kalimtarët në rrugë.

2 të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinës, ndërsa katër të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Qendra Emergjente e KCCG tha për TVCG se një burrë u pranua me lëndime të rënda në kokë dhe gjoks. Tre pacientë u desh të dërgoheshin me urgjencë në sallën e operacionit dhe lëndimet ishin mjaft të rënda.

Nga dëshmitarët okularë në vendngjarje mësohet se sulmuesi ka kaluar nëpër lagje dhe ka qëlluar rastësisht në drejtim të qytetarëve që ndodheshin aty.

Lexo edhe:  Sapo ndodhi një zënkë në RTK – Arsim Haliti ia kujton gjynahet e së kaluares të dorëhequrit Festim Kabashi