Merr flakë një ndërtesë, një objekt fetar dhe një shtëpi në Gjakovë
Rreth orës 14:00 zjarri ka përfshirë një ndërtesë në ndërtim në Gjakovë. Për pasojë flakë ka marrë edhe një objekt fetar dhe një shtëpi në afërsi.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia në Gjakovë.
“Rreth orës 13:55 është raportuar se një ndërtesë (e cila është në ndërtim) në rrugën “Dëshmorët e Lirisë” është përfshirë nga zjarri. Po ashtu zjarri ka përfshirë edhe një objekt fetar dhe një shtëpi në afërsi”.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit dhe është duke u bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit. Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për pasoja në njerëz”, njofton Policia, shkruan Gazeta Sinjali.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.