Mërgimtarit i vidhen stoli ari e ora dore në vlerë prej 39 mijë euro

Mërgimtarit nga Amerika i janë vjedhur stoli ari në vlerë prej 39 mijë eurosh në Begracë të komunës së Kaçanikut.

Këto informacione i dha Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

“Një pistoletë, stoli ari dhe ora dore. 39 mijë euro vlera sipas ankuesit”, tha Veseli.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Lexo edhe:  E diela me dy viktima në Shqipëri: 11-vjeçari mbytet në Shkumbin, 55-vjeçari në plazhin e Darzezës