Mërgimtarin e dëbon Gjermania pasi e denoncoi gruaja, e kërcënon edhe në Kosovë kur i kërkoi të ndahen

Numri i rasteve të dhunës në familjet kosovare është në rritje çdo ditë e më shumë. Jo rrallëherë ndodh që në Polici të denoncohen edhe problemet mes çifteve nga diaspora, të cilët i zë sherri posa arrijnë në Kosovë. Një rast i tillë është raportuar edhe së fundmi në Mitrovicë, pasi një mërgimtar u dëbua nga Gjermania.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka u zbulua pasi viktima kërkoi ndihmën e Policisë, me ç’rast njoftoi se është kërcënuar në vazhdimësi nga bashkëshorti i saj.

Siç mëson Sinjali, ky i fundit ishte dëbuar nga Gjermania pasi viktima e kishte raportuar atje në Polici dhe kishte vendosur të divorcohej.

Vendimi i saj për t’i ndarë rrugët me burrin e saj, me të cilin është e martuar që një kohë, siç duket e ka mllefosur të dyshuarin.

ë njëjtat burime thonë se i njëjti e ka kërcënuar se do ta pësojë keq në rast se ndahen, çka e ka shtyrë gruan që ta raportojë rastin në Polici.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë për veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  43-vjeçari gjuan me kallash në Artanë, i moshuari nga frika rrëzohet nga shkallët e shtëpisë