Mërgimtari nga Drenica, Alban Durmishaj, do ta paguaj shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit.

Për trajtimin e 13 vjecares e cila vuan nga diabeti i tipit 1 nevojiteshin 4000 euro, shkruan Jepi zë

Por mitrovicasi Alban Durmishaj me prejardhje nga Rakinica ka marr përsipër ta ndihmojë vogëlueshen.

Durmishaj është një biznesmen që jeton në Gjermani dhe ka në pronësi disa biznese ndërsa lidhja e tij me Kosovën e vendlindjen e tij éshtë e madhe.

Ky gjest human i mërgimtarit është mirëpritur nga të gjithë, në veçanti nga familja e Rinesës që e kanë falenderuar biznesmenin./ Jepi zë

Lexo edhe:  Aksident në mgjistralen Prishtinë – Ferizaj, Policia në vendin e ngjarjes