Mërgimtari kërcënon ish gruan dhe burrin e saj: Kom me iu mbytë dyve, një gjak borxh…

Shpeshherë për çiftet kosovare telashet nuk marrin fund me shkurorëzim. Shumë nga ta vazhdojnë të kenë probleme me ish-partnerët e tyre, të cilët nuk arrijnë ta pranojnë ndarjen. Si pasojë e telasheve të vazhdueshme janë gratë ato që kryesisht kërkojnë ndihmën e Policisë.

Një rast i tillë është denoncuar dje nga një grua në Lipjan, e cila ka deklaruar në Polici se ish bashkëshorti i saj e ka kanosur seriozisht.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se mërgimtari dyshohet se nga Zvicra i ka shqetësuar shqetësim e frikë viktimës dhe bashkëshortit të saj, duke i kërcënuar përmes telefonit.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur që ta raportojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer se i dyshuari e ka kërcënuar me fjalët “një gjak borxh ma kanë vëllezërit e tu, kom me iu mbytë dyve”.

Si rezultat i denoncimit, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Gazmend Muhaxhiri krahason Kurtin me Millosheviqin: Edhe ai thoshte po vendosi shtet ligjor tek popullata 90% shqiptare