Mërgimtari fort i disponuar pasi ateron në Prishtinë, nuk i ndal të qeshurat para gazetares

Tashmë shumica e mërgimtarëve që jetojnë dhe veprojnë jashtë Kosovës kanë ardhur për pushime në vendin tonë.

E njeri prej tyre para kamerës së lajmi.net është parë mjaft i lumtur pasi ka ateruar në Prishtinë.

‘’Vijmë nga Gjermania, kemi me qëndru 17 ditë, mas shumti më mërr malli për qebapa’’, ka thënë mërgimtari nga qyteti i Pejës.

Po ashtu ai ka thënë se këtë vitë ka ardhur me djalin e tij.


‘’Kam ardhur me djalin këtë herë se kur po vijim me gratë po na shpenzojmë shumë’’, tha ai para kamerës së lajmi.net.

Më tutje mërgimtari thotë se kur kthehet për në Gjermani merr shumë ushqime tradicionale me vete.

Lexo edhe:  "Kosova bëhet me valutën e vet", Reuters shkruan për 2 eurot false në Kosovë