Mërgimtarët e Zvicrës për vetëm 7 muaj dërguan 896 milionë euro në Kosovë

Shoqata e Bizneseve Zvicerane-Kosovare (KSËV-OEZK) ka publikuar të dhënat për muajt janar-korrik të vitit 2023 që tregojnë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve.

Investimet direkte nga Zvicra në Kosovë kapin vlerën e 92.2 milionë euro, remitencat 896.1 milionë euro ndërkohë eksporti në drejtim Zvicrës shkon në vlerën 48.4 milionë euro.

Nga të dhënat e publikuara del se 24.3 milionë euro është importi nga Zvicra në Kosovë.

Të dhënat janë marrë nga Banka Qendror e Kosovës dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Lexo edhe:  Del fotoja e parë e kuzhinierit tëKurtit pas lirimit nga paraburgimi