Mërgimtarët e Zvicrës për vetëm 7 muaj dërguan 896 milionë euro në Kosovë
Shoqata e Bizneseve Zvicerane-Kosovare (KSËV-OEZK) ka publikuar të dhënat për muajt janar-korrik të vitit 2023 që tregojnë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve.
Investimet direkte nga Zvicra në Kosovë kapin vlerën e 92.2 milionë euro, remitencat 896.1 milionë euro ndërkohë eksporti në drejtim Zvicrës shkon në vlerën 48.4 milionë euro.
Nga të dhënat e publikuara del se 24.3 milionë euro është importi nga Zvicra në Kosovë.
Të dhënat janë marrë nga Banka Qendror e Kosovës dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës.