Menaxhmenti i Trepçës publikon pamje të kamerave të sigurisë, akuzon minatorët për sabotim: Po sjellin darka – do të marrim masa
Menaxhmenti i kompanisë Trepça, ka publikuar pamje që janë kapur nga kamerat e sigurisë.
Ata po akuzojnë punëtorët për sabotim, duke paralajmëruar edhe masa ndaj tyre, shkruan “Jepi zë”.
Siç thotë menaxhmenti, në pamje shihen edhe momente kur u sillet ushqim minatorëve në grevë nga disa persona.
Komunikata e plotë e menaxhmentit të Trepçës:
Sabotimi dhe bojkotimi i punës nuk është zgjidhja e problemeve. Fotot më poshtë janë vetëm disa nga ato që janë marrë nga kamerat e sigurisë të Trepça Sh.A. dhe që janë vendos për të ruajtur pronën dhe sigurinë e ndërmarrjes. Nga këto foto shihet qartë sabotimi dhe bojkotimi i punës, hyrje dalje të pakontrolluara të punëtoreve si dhe sjellja e drekave e darkave për sabotuesit. Menaxhmenti i Trepça Sh.A. do të ndërmerr shumë shpejtë vendime që do të bazohen në argumente dhe fakte, të cilat do të ndihmojnë që ndërmarrja të kthehet në binarët e vet të funksionalizimit. Për Trepça Sh.A.!