Mehmetaj: Zyrtarja e kabintetit të ministrit Çeku përfiton bursë 14 mijë euro

Një bursë në vlerë prej 14 mijë eurosh e ndarë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), e ka vënë në qendër të vëmendjes Dorina Deçanin, zyrtare administrative në kabinetin e ministrit Hajrullah Çeku.

Sipas gazetarit Lirim Mehmetaj, zyrtarja administrative e kabinetit të ministrit Hajrullah Çeku ka përfituar një burse që synon “rritjen e kapaciteteve profesionale për të rinj”, ndërkohë që ajo është e punësuar brenda vetë institucionit që ndan fondet.

“T’u vjedh krejt… zyrtarja administrative e Hajrullah Çekut fiton bursë 14 mijë euro nga vetë ministria ku punon… Paramendojeni, edhe Zyrtares Administrative të Kabinetit të Hajrullah Çekut i kish dal rend me e kap një 14 mijëshe”, ka denoncuar gazetari.

“Dorina Deçani qenka zyrtare në kabinet, por e njëjta paska fitu edhe bursë 14 mijë euro nga vetë ministria ku punon, kishe për “rritjen e kapaciteteve profesionale për të rinj”.
Qyre, ti e nderuara Dorina mos u shqetëso hiç, se kur i vjedhin tjerët milionat pse mos me te ra edhe ty nja 14 mijë”, ka shkruar ai.

 

Lexo edhe:  U godit nga motoçikleta ditë më parë, humb jetën filigranisti nga Prizreni, Nevruz Dajqi