Mediat serbe reagojnë fuqishëm ndaj tifozëve të Trepçës për transparentin e fundit, kërkojnë dënime
Trepça ka regjistruar fitoren e dytë rresht në Superligën e Kosovës në basketboll.
Pasi mposhti Istogun, skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic triumfoi sonte edhe në derbin ndaj Sigal Prishtinës.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Minatori” përfundoi me rezultatin 78:66.
Tifozët e Trepçës, “Torcida” kishin përgatitur një transparent për këtë takim, i cili lidhet me ngjarjet në veri të Kosovës që ndodhen javën e kaluar ku pas sulmuesve të bandave serbe, mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre terroristë serbë.
“Sa here Kosovës t’i afroheni, varre vetes do t’i shtoni!”, ishte transparenti i përgatitur nga “Torcida”, por i cili nuk u lejua që të shfaqej në ndeshje.
Mediat serbe janë “tërbuar” për këtë pano.
“Kurir.rs” e vlerëson si skandaloz veprimin e tifozëve mitrovicas.
“Një skandal i madh ka ndodhur në Kosovë e Metohi, tifozët e Trepçës kanë qenë në qendër të vëmendjes”, është titulli i një shkrimi të publikuar në këtë medium ku përshkruhet ngjarja.
Tutje në këtë shkrim apelohet që të merren masa për këtë veprim.
Kujtojmë se në shumë ndeshje në Serbi publikohen transparente nacionaliste kundër Kosovës, por në asnjë rast nuk merren masa nga organet serbe.