Mediat gjermane akuzojnë Loredanën për formën skandaloze të të dashurit të saj

Borussia Dortmund nuk e ka nisur mirë sezonin e ri të Bundesligës.

Pas pesë ndeshjesh është në vendin e gjashtë me tri fitore dhe dy barazime.

Me një lojë të keqe u shqua Karim Adeyemi, një lojtar ofensiv që duhet të bartë në sulm skuadrën e Edin Terzic.

 

Adeyemi (21 vjeçar) ende nuk ka shënuar asnjë gol, nuk ka asistime dhe ka gjuajtur vetëm dy herë në portë në pesë ndeshje.

Karim Adeyemi uron Loredanën për ditëlindjen e 28-të me fjalë në gjuhën shqipe

Terzic nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta ulte në stol, pasi komentoi negativisht për formën e tij në një nga konferencat për shtyp
Gazeta gjermane ‘Bild’ zbulon se Adeyemi së fundmi ka hyrë në një lidhje të re me muzikanten Loredana (28 vjeçe) dhe se po e largon atë nga futbolli dhe stërvitjet.
Lexo edhe:  Nëna e Heidit i thotë të gjitha – nga mendimi i babait për dashurinë me Romeon e deri te ajo nëse do ta lërë Italinë për të