Mediat belge shkruajnë për lirimin e Bajrit: Ishte gangsteri më i kërkuar në vendin tonë

Mediumet belge kanë shkruar për lirimin e Safet Bajrit nga burgu i Fierit.

Bajri u arrestua në vitin 2018 dhe po vuante një dënim prej 22 vjetëve të shqiptuar nga gjykata belge.

Por, Bajri është liruar me kusht, me arsyetimin se ka vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit me burg dhe se nuk ka pasur masa disiplinore ndaj tij.

“Ai dikur kishte marrë pushtetin e nëntokës së Brukselit dhe ishte gangsteri më i kërkuar në shtetin tonë. Kryekrimineli shqiptar Safet Bajri (38) është liruar nga burgu shqiptar, ku po vuante një dënim me 22 vjet burgim që iu shqiptua në Belgjikë. Ai u detyrua të vuante atë dënim në Shqipëri, pasi shteti ynë e dëboi atë tepër herët. Pas gjashtë vjeëve, dënimi i tij ka mbaruar”, ka shkruar “Nieuwsblad”.

Po ashtu për rastin ka shkruar edhe gazeta “Gazet van Antwerpen”.

 

Lexo edhe:  Blendi Fevziu për të moshuarën që u rrah: Kjo grua kishte një djalë, por ai nuk arriti ta lumturojë kurrë