“Me m’lajmëru në polici, t’mbys ty edhe familjen tane”/ Prishtinasi keqtrajton dhe kërcënon bashkëshorten e tij, e dëbon nga shtëpia

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Në Polici kanë përfunduar edhe një çift nga Prishtina, pasi gruaja e cila është shtetase e Shqipërisë ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Sinjali mëson se burri dyshohet që përgjatë dy viteve martesë, ka ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj bashkëshortes së tij, mirëpo kjo e fundit asnjëherë nuk ka guxuar që të denoncojë rastin në Polici për shkak se ishte e kërcënuar.

Bazuar në dëshminë e saj, para një jave i dyshuari e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplaka dhe i njëjti e ka kërcënuar vazhdimisht se nëse e denoncon në Polici do e vrasë atë dhe familjen e saj.

I dyshuari ende nuk është arritur që të arrestohet, pasi që i njëjti ndodhet jashtë vendit, ndërsa viktima është dërguar në strehimore pasi është shprehur e pasigurt të vazhdojë bashkëjetesën me burrin e saj.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Lexo edhe:  Qytetari i mllefosur me kryeministrin: Albini krejt hajnitë i ka me Greqi