Burri në Ferizaj rrah gruan, më pas i biri e nxjerr hakun e nënës

Ferizaj – Policia e Kosovës njofton për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur të martën në Ferizaj.

Raportohet se i dyshuari M.N. 55-vjeçar, pas një mosmarrëveshje në familje, kishte rrahur bashkëshorten S.H. (48), duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton “Betimi për Drejtësi”

Ndërsa më pas në mbrojtje i ka dalë nënës i biri D.N. (22), që i ka shkaktuar lëndime trupore babait.

“Policia të dyshuarit, i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari M.N dërgohet në mbajtje për 48 orë, me dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familje dhe sulm, ndërsa D.N lirohet në procedurë të rregullt për lëndim trupor, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Kjo është 24 vjeçarja që u gjet e vdekur sonte në Mitrovicë