“Më kanë përndjekur dhe…”, Heidi Baci tregon situatën e frikshme në rrugë

Heidi Baci, ish-konkurrentja e Big Brother VIP ka folur për përndjekjet apo ngacmimet në jetën e përditshme.

E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro, Heidi tregoi një rast kur e kanë përndjekur rrugëve të Tiranës.

“Ka ndodhur kjo njëherë, që më kanë ndjekur dhe kanë dalë foto se ku isha unë dhe çfarë po bëja gjatë gjithë ditës. Një person që e kam pasur mbrapa meje dhe nuk e kam idenë. Njëherë po kthehesha nga Blloku, ishte ora 7 dhe më gjëmon një makinë, unë isha duke bërë xhiro. Unë jam shumë e qetë. Ka ndodhur shpeshherë. Duhet të jemi pak më të kujdesshëm”, tha ajo.

 

Lexo edhe:  IKSHPK bën thirrje për kujdes nga pickimi i mushkonjave për shkak të një virusi