“Më ka sulmuar në organ gjenital”, Gruaja nga Prishtina denoncon burrin për dhunë fizike

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë, në rrugën “Aleks Buda” në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja e ka denoncuar bashkëshortin e saj, për të cilin thotë se e ka sulmuar fizikisht në organ gjenital dhe në pjesët e tjera të trupit, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Si rezultat i denoncimit, një njësi policore ka arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, i cili është përballur me denoncimin kundër tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

Lexo edhe:  Ky është tekniku i shkollës në Ferizaj i denoncuar për sulm seksual ndaj nxënëseve