“Më goditi me kokë…”, gruaja ikën natën nga shtëpia pas dhunës së tmerrshme, burri dërgohet në mbajtje
Frika, dhuna dhe heshtja e detyruar e një gruaje për dy ditë rresht janë thyer vetëm sot, kur ajo ka marrë guximin të raportojë dhunën brutale që përjetoi nga burri i saj.
Sinjali mëson ekskluzivisht se A. L. është paraqitur më 1 maj në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, për të denoncuar dhunën që kishte përjetuar më 29 prill, nga ora 21:30 deri në 23:30, në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin e saj, I. L.
Burimet e Sinjalit thonë se ajo ka përjetuar dhunë psikike, kanosje dhe është goditur në kokë me kokën e të dyshuarit – një akt i dhunshëm që e ka lënë të traumatizuar. E frikësuar për jetën e saj, ajo nuk kishte guxuar ta paraqiste rastin menjëherë, por ishte larguar të nesërmen nga shtëpia, për të kërkuar strehim tek familja e saj në Ferizaj.
Vetëm sot, pas rikthimit të forcës, ajo ka raportuar zyrtarisht dhunën.
Policia ka reaguar menjëherë, duke shkuar në adresën e të dyshuarit në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë. I njëjti ka dorëzuar vullnetarisht një armë të shkurtër të tipit Glock 19X, për të cilën kishte leje, dhe më pas është shoqëruar në stacion për intervistim.
Pas marrjes në pyetje në prani të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare, me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.