Mbyllet për qarkullim një urë në Klinë

Është mbyllur përkohësisht për qarkullim ura në fshatin Dugajevë, ka njoftuar kryetari i Klinës, Ruzhdi Shehu.

Kjo për qëllim të evitimit të ndonjë aksidenti të mundshëm, pas gjendjes së krijuar pas reshjeve të shiut.

Njoftimi i plotë:

Pas raportimeve të qytetarëve për gjendjen e krijuar pas reshjeve të shiut në urën e fshatit Dugajevë, me qëllim të evitimit të ndonjë aksidenti të mundshëm, në koordinim me Policinë e Kosovës kemi mbyllur përkohësisht qarkullimin në urë në këtë fshat.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe apelojmë për rritjen e kujdesit në qarkullim, ndërsa ne do të vazhdojmë me marrjen e masave të nevojshme për t`ju përgjigjur kërkesave të qytetarëve dhe për parandalimin e aksidenteve të mundshme.

Lexo edhe:  Arrestohet një grua në Gjakovë, e goditi me elektroshok një grua tjetër