Mblidhet Kuvendi, shqyrton projektligjin për deklarimin e pasurisë

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot punimet plenare, ku do të shqyrtohen disa pika të mbetura nga seancat e kaluara.

Në rend të ditës janë shqyrtimi i raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021 e shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Më tej janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor dhe 1 korrik 2022 si dhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Pika të tjera janë edhe votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021 e shqyrtimi i mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.

Seanca fillon në orën 13:00.

Ndërkaq nesër, me fillim nga ora 10:00 Kuvendi do të mblidhet për seancë të re plenare.

Lexo edhe:  Arrestohet edhe një person për vrasjen e 31-vjeçarit te ‘Kobra City’ në Prizren