Mblidhet Kryesia e Kuvendit – Ky është rendi i ditës

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të organizojë mbledhje sot në ora 11:00.

Në këtë mbledhje do të caktohet rendi i ditës për seancë plenare, si dhe pika të pika të tjera.

Rendi i ditës është si në vijim:

I. Caktimi i rendit të ditës për Seancë plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave,
Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut,

5. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Lexo edhe:  Publikoi fotografitë e një vajze në Telegram dhe WhatsApp, arrestohet një person në Gjilan